Skip to content Skip to footer
Çështjet Kryesore

Prioriteti Im

Angazhimi Im për Familjen Shqiptare
Si ekonomist dhe pedagog, e kuptoj rëndësinë e politikave të qëndrueshme që mbështesin strukturën themelore të shoqërisë sonë – familjen. Angazhimi im është të krijoj një mjedis ku familjet shqiptare mund të lulëzojnë, duke pasur mbështetjen e nevojshme për të përballuar sfidat e përditshme.​

01.
Tatimi

10% Tatim Fitimi
10% Tatim mbi pagat/ e sheshtë (përjashton 50 mijë lekshin e parë)
10% Tatim mbi të ardhurat jo nga paga

02.
Emigrantët / Ripopullimi

Ne mendojmë se rikthimi i emigrantëve është një mision i rëndësishëm kombëtar. Jo thjesht rikthim fizik, por rikthim me dinjitet, me kushte, me mbështetje.

03.
Karta e Konsumatorit

PD rimburson TVSH e mallrave bazike të shportës për familjet me të ardhura deri në nivelet e pagës minimale

04.
Taksat

2% Taksa e transferimit të pronës
2% të preventivit Taksa e ndikimit të infrastrukturës
15% TVSH e Përgjithshme
Shfuqizohet: Taksa e Strehimit Social
Max 1% të xhiros vjetore Taksat Lokale

05.
Gratë-Sipërmarrja

Partia Demokratike do t’i mbështesë gratë me politika konkrete: Fond i dedikuar për bizneset e grave.

06.
Made in Albania / Shqipëria që Prodhon

Ne do të mbështesim çdo prodhues vendas – nga fermat te fabrikat, nga bizneset e vogla te teknologjia – për të ngritur një ekonomi kombëtare, krenare, që mban vulën Made in Albani

07.
Biznesi i Vogël

Biznesi i vogël pa TVSH: 180 mijë euro xhiro vjetore
Biznesi i vogël pa Tatim Fitim: 180 mijë euro xhiro vjetore

Programi Ynë

Ministria e Familjes – Zemra e Programit Tim

Në një kohë kur Shqipëria përballet me sfida të mëdha demografike dhe sociale, është thelbësore të krijojmë një institucion të dedikuar për familjen. Ministria e Familjes do të ketë si mision:​

  • Mbështetjen financiare të familjeve, përfshirë bonuse për lindjen e fëmijëve dhe ndihmë për rritjen e tyre deri në moshën 23 vjeç.​
  • Politika fiskale pro-familjes, duke ofruar lehtësime tatimore dhe përfitime për prindërit dhe kujdestarët.​
  • Sigurimin e një minimumi jetik prej 200 eurosh për fëmijët, për të garantuar një standard jetese të denjë.​
  • Mbështetjen e grave dhe vajzave, duke promovuar barazinë gjinore dhe duke ofruar programe për fuqizimin e tyre ekonomik dhe social.​
  • Zhvillimin e politikave për strehimin e familjeve të reja, duke ofruar mundësi për banim të përballueshëm dhe të sigurt.​
Rreth Meje

Përkushtimi im për ndryshim politik dhe moral

Kam hyrë në politikë jo për pushtet, por për të shërbyer. Kam parë nga afër se si qytetarët janë lënë pas dore, se si korrupsioni dhe klientelizmi kanë zëvendësuar drejtësinë dhe meritokracinë. Misioni im është të rikthej besimin tek politika, dinjitetin për familjen shqiptare, dhe shpresën për të rinjtë që sot duan të largohen nga vendi.

  • Politika si shërbim, jo si karrierë
  • Mbrojtja e jetës, familjes dhe lirisë
  • Transparencë, përgjegjshmëri dhe barazi përpara ligjit
Jep suportin tënd në këtë fushatë

Blueprint of a modern
political campaign