Skip to content Skip to footer
Rreth Meje

Përkushtimi im për ndryshim politik dhe moral

Jonathan Akil Pano është një prej përfaqësuesve më aktivë të brezit të ri konservator në Shqipëri. Me një profil që ndërthur përkushtimin ndaj vlerave familjare, besimit dhe lirisë, ai përfaqëson një model të ri politikani që vjen nga terreni, me përvojë konkrete në arsim dhe shoqëri civile.

Jonathan Pano
Kandidat per Deputet

Formimi Akademik

Jonathan Pano është diplomuar në Ekonomi dhe Financë nga University of New York Tirana dhe State University of New York (SUNY). Ka përfunduar një Master Shkencor në Financë dhe më pas një Master në Udhëheqje Organizative nga Oral Roberts University në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Aktualisht është në përgatitje për studimet e doktoraturës në fushën e Politikave Ekonomike, me fokus në zhvillimin afatgjatë të Shqipërisë dhe përfshirjen e brezit të ri në qeverisje.

IMG_3613
kuvendi
Rreth Meje

Eksperienca Profesionale

Jonathan Pano ka nisur karrierën si ekonomist, më pas auditues i brendshëm në sektorin bankar, ku ka punuar për dy vite në analizën e riskut dhe kontrollin financiar. Më pas është angazhuar si pedagog i ekonomisë dhe financave dhe Dekan I Studentëve në një nga universitetet më prestigjoze në Shqipëri. Ai është gjithashtu drejtor ekzekutiv një organizatë kombëtare që fuqizon të rinjtë përmes edukimit, formimit profesional dhe vlerave morale. Ka zhvilluar qendra kreative për të rinjtë, trajnuar liderë lokalë dhe ka kontribuar në zhvillimin e kapaciteteve rinore në gjithë vendin.

Bashkohu Me Ne

Çështjet Kryesore

Për një Shqipëri me vlera, drejtësi dhe shpresë për çdo familje.

Politika fiskale pro-familjes

Mbrojtja e jetës, familjes dhe lirisë

Zhvillimi Ekonomik dhe Puna me Dinjitet

Rinia dhe Arsimi Cilësor

Transparencë dhe Llogaridhënie

Mbështetjen e grave dhe vajzave

TAKIM ME BIZNESET

The politicians talked about the new rules they want to enforce

IMG_3614

Për një Shqipëri me vlera, drejtësi dhe shpresë për çdo familje

Angazhimi Politik

Angazhimi publik i Jonathan Pano ka nisur në nivel vendor, si anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku ka shërbyer si nënkryetar i Komisionit të Financave dhe Buxhetit. Gjatë këtij mandati ka denoncuar abuzimet me fondet publike, është pozicionuar kundër projekteve klienteliste dhe ka kërkuar transparencë në qeverisjen vendore.
Në fushën e aktivizmit, Jonathan është një nga themeluesit e Koalicionit Kombëtar Pro Familje dhe Jetës, i cili ka mobilizuar mijëra qytetarë në mbrojtje të vlerave tradicionale. Ai ka organizuar peticione kombëtare, konferenca ndërkombëtare dhe fushata ndërgjegjësuese për të mbrojtur strukturën natyrore të familjes dhe të drejtën për jetë.
Sot, ai kandidon për deputet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 me bindjen se Shqipëria ka nevojë për një përfaqësim të ri, që ngrihet mbi vlera dhe jo mbi interesa.

Diplomatic relationships
80%
Healthcare accessibility
90%
Political Party History

More about our party

Kontakt

Ke pyetje?
Lidhu me ne!